TIRANE-Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se përdorimi i plazmës imune për të luftuar COVID-in është një metodë e njohur dhe e përdorur por akuzon se qendra jone kombëtare e gjakut është lënë prej vitesh në harresë dhe nuk disponon pajisje speciale për këtë qëllim.
Shehu në një postim në Facebook thotë se metoda e vjetër, që përdoret sot në atë qendër të nxjerrjes se plazmës nga gjaku total nuk është e këshillueshme. Zgjidhjen ish-deputeti demokrat e gjen te ndihma që Shqipëria duhet t'i kërkojë Italisë.
"Plazma imune Covid-mos u mburrni, po perdorni teknologji te vjeter! Sepse te tille e keni katandisur nivelin e sistemit tone shendetesor! Perdorimi i plazmes te pasur ne antitrupa te ndryshme eshte nje metode e njohur dhe e perdorur prej kohesh jashte Covid dhe qe aplikohet prej muajsh edhe per kete infeksion me disa rezultate pozitive.
Fatkeqesisht Qendra jone Kombetare e Gjakut, e lene prej vitesh ne harrese nuk disponon as dhe nje pajisje speciale per kete qellim, qe eshte ajo Aferesis produktive. Metoda e vjeter, qe perdoret sot ne ate qender e nxjerrjes se plazmes nga gjaku total nuk eshte e keshillueshme edhe sepse sasite e siguruara te saj jane disa here me te vogla se me “Aferesis”, me pamundesi per tu riperseritur procedura me te njejtin donator.
Edhe ne muajt e fundit, kur cdo gje duhej te pregatitej per t’i bere balle kesaj pandemie e komplikacioneve te saj, askush nuk kerkoi te permiresoje teknologjine ne ate Qender, duke e lene ate ashtu si i gjithe sistemi, larg standarteve europiane. Pra sot kur po ballafaqohemi me braktisjen e sistemit shendetesor mos “hidhni fishezjarre”, nuk impresiononi njeri, se pari jipni llogari!
Sepse ne keto dite ne duhet te kishim pervec “Aferesis” etj dhe mundesi laboratorike per te realizuar per kete qellim jo vetem matjen e IgG totale, por edhe “neutralizuese” si ne Europen ku duam te shkojme. Italia tashme ka nje eksperience e infrastrukture te pasur ne kete drejtim, pse hezitoni, kerkoni mbeshtetjen e saj te gjere, pavaresisht frikes suaj nga transparenca" shkruan ai.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3114
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e opozitës me bllokimin e akseve nacionale/ Policia çon 16 deputetë të PD-së në SPAK, mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz! 199 protestues në hetim (EMRAT)
30 Tetor, 09:32
-
'Mashkull, femër apo të tjera' Report Tv siguron pyetësorin e OSBE-së me 29 pyetje për Kuvendin, deputetët pyeten edhe nëse ngacmojnë seksualisht stafin
25 Tetor, 16:44
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Urdhri i Mjekëve kundër qeverisë: Aktin normativ e çojmë në Kushtetuese! Një deputet i PS-së i mbështet del kundër qeverisë: I zhgënjyer, preket pavarësia
9 Shtator, 12:53
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Punë të kufizuar në privat, opozita kundër aktit normativ për mjekët: Nuk zgjidh hallet! PS: Emergjent pas rastit të Onkologjikut
6 Shtator, 17:55
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
4 Shtator, 18:37
-
Zbardhen debatet në mbledhjen e deputetëve të PD/ Paloka: Duhet destabilizim! Shehu e Baçi: E rëndësishme është të lirohet Berisha
2 Shtator, 18:58
-
Shehu kundër Bardhit dhe Rudina Hajdarit: Bëjnë deklarata boshe, Berisha kandidati jonë për kryeministër
11 Korrik, 17:41
-
Akuzat se ka përfituar tendera publikë, vajza e Linda Ramës padit Berishën dhe 6 deputetët e tij për shpifje
10 Korrik, 20:01
-
Përmet/ Banorët e Piskovës kërkojnë zhvendosjen e vendgrumbullimit: Hiqni plehrat! Në protestë dhe Tritan Shehu: Padi për Kumbaron
4 Korrik, 15:17
Edhtë e domosdoshme vetingu per politikanet por mendoj qe asnje nuk do te kalonte ate.
Përgjigju