Sherr me thika e kosore mes fqinjëve në Dimal, 3 të plagosur, mes tyre një polic! Arrestohet babai, në kërkim i biri: Më ngacmoi kushërirën (EMRAT)

Sherr me thika e kosore mes fqinjëve në Dimal, 3 të plagosur, mes tyre një polic! Arrestohet babai, në kërkim i biri: Më ngacmoi kushërirën (EMRAT)

Foto ilustruese

DIMAL- Një konflikt i vjetër për motive të dobëta mes dy familjeve, fqinje mes tyre, është bërë shkak për një përleshje të dhunshme, ku janë përdorur thika e kosore.

Tre të plagosur, një i arrestuar dhe një tjetër person në kërkim është bilanci i sherrit të ndodhur në Dimal (30 Dhjetor), teksa Policia e Beratit po vijon hetimet.

Një prej të implikuarve në përleshje, që mbeti gjithashtu i plagosur, rezulton se është efektiv i Policisë lokale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së shtunës në fshatin Goriçan, teksa dyshimet e para për shkakun mbetet ngacmimi kohë më parë i një të afërmeje të njërës prej familjeve.

Policia vendore bëri me dije se gjatë këtij konflikti, babë e bir Bastri dhe Emiljano Xhalili, përkatësisht 65 dhe 24-vjeç, u kanë shkuar te banesa fqinjëve të tyre, duke i qëlluar me mjet prerës (thikë dhe kosore).

Gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur efektivi Julian Xhalili, 24 vjeç, babai i tij, Sokol Xhalili, 52 vjeç dhe Ervis Xhalili, i afërm i tyre. 18 vjeç. Të tre janë dërguar në spital për mjekim pas sherrit, pa rrezik jete dhe po mjekohen.

Policia sqaron se dy familjet në konflikt, megjithëse kanë mbiemër të njëjtë, nuk kanë lidhje gjaku apo miqësie mes tyre. Mjekët e spitalit thanë se të dëmtuarit pas mjekimit janë kthyer në banesë, informon gazetarja e Report TV, Mimoza Sinanaj.

Pas ngjarjes, uniformat blu kanë arrestuar Bastri Xhalili, teksa thekson se i biri, Emiljano, është shpallur në kërkim.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë "vrasje me dashje, e mbetur në tentativë", në bashkëpunim dhe "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Shtetasi i arrestuar Bastri Xhalili, rezulton se qenë i dënuar më parë për "prodhim të lëndëve narkotike" dhe "armëmbajtje pa leje".

Policia tha se dy familjet kishin konflikt të vazhdueshëm mes tyre, kurse i ndaluari njihej si person problematik në zonë. Por gjatë dëshmisë paraprake në Komisariat, ai ka pretenduar se shumë kohë më parë, fqinji i tij 52-vjeçar i kishte ngacmuar një kushërirën e tij dhe ai nuk ja falte. 

Hetimet për rastin i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit, teksa vijojnë kërkimet për arrestimin e 24-vjeçarit. Policia tha se ka sekuestruar edhe një nga armët e krimit, kosore.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/12/2024 01:49

    /Ligji/,shume dakord me ju,me perjashtim te /fiksimit/qe nuk besoj se qendron.Eshte me teper ceshtje mendesie dhe niveli kulturor e arsimor.

    Përgjigju
    • Ligji: 02/12/2024 19:22

      Incesti ne familjet rurale eshte shume me teper i zhvilluar se ne zonat urbane. Nese vertete ka qene shkaku i tentaves ped vrasje kjo gje, gjasat per incest jane shume te larta.

  • Ligji: 01/12/2024 17:22

    Shume kohe me pare i kishte ngacmuar kusheriren? Seriozisht?? Mbylleni ne qeli per shume shume kohe tani kete kafsbe megjithe te birin qe te harrojne kusheriren te cilen e paskan fiksim per vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare