LEZHË- Një ngjarje kriminale u regjistrua mesditën e sotme në Shëngjin në oborrin e resortit ku janë strehuar refugjatët afganë. Policia bën të ditur se një 26-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëjetuesin pas një konflikti mes tyre.

Shkaku ende nuk bëhet i ditur, pasi autorja po merret në pyetje nga policia lokale. Ndërsa 33-vjeçari ka plagë në bark, të shkaktuara nga thika, por është jashtë rrezikut për jetën, konfirmuan bluzat e bardha. 

Kujtojmë se mbi 400 afganë u vendosën në Shëngjin në fillim të muajit shtator pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA për të ofruar siguri për afganët që lanë vendin e tyre nga kërcënimi i talebanëve.