“Sherri” mes Damianos, Olsit dhe Ervinit është bërë shkak për një përplasje mes Olti Currit, opinionist të Big Brother dhe Albana Osmanit, moderatores së “Fun Club”.
Kjo e fundit i ka dalë në mbrojte tre djemve, duke justifikuar veprimin e Ervinit e të Olsit, të cilët pështynë në fytyrë Damianon, si një pasqyrim i diferencave të shtresave që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare.
Por aty ka ndërhyrë Olti Curri, i cili është shprehur se Albana po përpiqet që ta zbusë situatën, e cila sipas tij është e pajustifikueshme.
Olti është shprehur se nëse do të ishte autor i Big Brother, atëherë ai do t’i kishte dënuar ato duke i skualifikuar automatikisht nga gara.
“Unë të isha autori i BB, do t’i kisha nxjerrë me ceremoni nga shtëpia një sekondë pasi të kishte ndodhur ngjarja. Nuk ka avokat që do të merrnin përsipër mbrojtjen e veprimit të Ervinit e Olsit, edhe pse Damiano është mistrec Berati”, tha Olti.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores e cila u shpreh se “ata u provokuan aty ku nuk mbanin më”. Por për Oltin, ai veprim nuk justifikohet dhe shprehet i bindur se një debat i tillë, me një fjalor fyes, do të përsëritet sërish.
Kundërshtimet arritën në injorime mes tyre, sa Albana u detyrua që të jepte Publicitet e më pas të kërkonte falje për atë që ndodhi mes saj dhe Olti Currit.
/Shqiptarja.com

Olti Currit, ndërpritet emisioni/VD">