Pesë persona janë shpallur në kërkim nga komisariati nr. 5 në kryeqytet ndërsa një tjetër është vënë në hetim pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me disa persona ku dhe është qëlluar me armë zjarri.
Konflikti raportohet të ketë ndodhur më 17 prill në rrugën ‘Berisha’ në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të Xh. D., i cili është vënë nën hetim.
Sakaq, policia po vijon me hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








