Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Patos, të Fierit ku një 46-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri mes disa të njohurve.
Burimi për shqiptarja.com mësojnë se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti mes disa të njohurve i cili ka përfundur me plagosjen e njërit prej tyre. Mësohet se i plagosuri i identifikuar Eduart Haxhiaj , 46-vjeç i cili është transportuar për në spitalin e Fierit ku po i nënshtrohet një operacioni dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, sipas të dhënave të policisë mësohet është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A.M, 45 vjeç, banues në Patos.
Ende mbeten të paqarta, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për të zbuluar rrethanat e vërteta të ngjarjes.
Hahahahaha bajgëri e gjallë. Neandërtalë!
Përgjigju