Një konflikt midis Krenar Ahmetit, shefit të sigurisë së Presidentit të Republikës dhe vartësit të tij, shoqëruesit personal të Bujar Nishanit, Hazbi Pëllumbi, i ka kushtuar largimin nga puna dy efektivëve të gardës.
 
Incidenti i ndodhur ditën e hënë në ambientet e Presidencës pak çaste pasi eskorta ka sjellë në zyrë Nishanin, kohë kur Ahmeti është konfliktuar me vartësin e tij.

Konflikti midis dy gardistëve ishte i përsëritur, e për këtë shkak mësohet se me pëlqimin e Presidentit është vendosur zëvëndësimi i dy shoqëruesve dhe pezullimi i Ahmetit dhe Pëllumbit nga detyra.
 
Ahmeti, i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e shefit të Policisë Rrugore së bashku me gardistin, Hazbi Pëllumbi me të cilin u konfliktua, të premten do të njihet me vendimin nëse garda do t’i përjashtojë nga radhët e saj për shkak të shkeljes së etikës gjatë kryerjes së shërbimit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)