LEZHE-Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme, ku një vajzë 24-vjeçe me inicialet F.M. ka plagosur me thikë Anton Shytin nga fshati Barbullojë, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Burime paraprake bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja u regjistrua në lagjen "Besëlidhja" në afërsi të shkollave. Policia ka arrestuar vajzën dhe po heton në gjendje të lirë Shytin.