Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të ditës së sotme në Himarë, kreu i PBDNJ-së, Fredi Beleri dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi, kanë hyrë me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja.
PBDNJ-ja në këshillin bashkiak të Himarës ka tre përfaqësues të saj.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ditën e sotme diskutohej plani rregullues i qyteti të Himarës, nga i cili preken 50-60 qytetarë.
Incidenti ka filluar para zhvillimit të mbledhjes së këshillit, ku edhe pse policia bashkiake ka ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll njerëzit, ka qenë pothuajse e pamundur.
Sipas asaj që raporton gazetari i Report TV, Armando Xhelili, përfshirja e biznesmenit në këtë incident ka ardhur pasi edhe ai vet si dhe të afërm të tij zotërojnë disa nga pronat të cilat preken nga plani rregullues.
Mësohet se mbas incidentit nuk është diskutuar asnjë nga pikat e parashikuara të të mbledhjes.
Sipas ligjit në fuqi, pritet që mbledhja e cila nuk u zhvillua ditën e sotme duhet të zhvillohet brenda 5 ditëve pas të sotmes.

(Skicë e planit që pritet të miratohet)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO