Sherr në lokal për një vajzë 
vrasje mes shqiptarësh në Itali

ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. Një ditë më parë Oltjon Nela është goditur për vdekje nga një tjetër shqiptar, ndërsa nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Ternit, në Peruxhia.

Sipas policisë italiane Mariel Mjeshtri goditi me thikë 20-vjeçarin, pas një grindjeje në ambientet e një lokali. Oltjon Nela i kishte bërë komplimente një vajze që po kërcente, e cila mesa duket kishte edhe pëlqimin e Mjeshtrit.

Grindja mes dy të rinjve ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku shqiptari Mariel Mjeshtri e ka goditur Oltjon Nelën me thikë në gjoks. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.

oltjan nela
Oltjon Nela 20 vjeçari i vrarë me thikë

oltjon nela
Oltjon Nela 20 vjeçari i vrarë me thikë

Oltjon Nela jetonte në Itali që nga mosha 13 vjeç bashkë me familjen.

Ndërkohë policia italiane ka arrestuar shqiptarin Mariel Mjeshtri dhe 3 shokët e tij italianë, nën akuzën e vrasjes.

itali mjeshtri
Mariel Mjeshtri autori i dushuar i vrasjes


oltjan nela
Thika e krimit

oltjan nela
Përfaqësuesit  e policisë italiane në konferencë shtypi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve