Pas një konflikti verbal se kush kalon i pari në rrugë me makinë, 28-vjeçari Andi Vokrri nga Thumana ka goditur me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou, i cili më pas ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbërmë pak pas mesnatës rreth orës 00:40, në aksin Thumanë-Krujë, në një rrugë rurale pranë fshatit Bushnesh
I riu u arrestua nga uniformat blu menjëherë, teksa në Komisariat janë shoqëruar edhe persona të tjerë që mund të kenë në dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë.
"Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente









Ky fismidhja do haj burgun,dhe shqiperise sapo ju shtua nje hasmeri fisesh tribale... Nuk behemi dhe piiike!...
PërgjigjuOre jemi ne mesjetë,,jan mirë kta
Përgjigju