Sherr pas shtrëngimit të duarve! Mungonin vetëm grushtet! Trajnerët përplasen fizikisht pas ndeshjes së Premier League (VIDEO)

Përfundimi i ndeshjes së Chelsea dhe Tottenham Hotspur shkaktoi përplasjen e dy trajnerëve Thomas Tuchel dhe Antonio Conte. Ndeshja u mbyll pasi Harry Kane shënoi me kokë në golin e fundit që solli edhe barazim të rezultatit 2-2.

Kur ra bilbili që tregon fundin e lojës, dy trajnerët po shtrëngonin duart. Kjo zgjati vetëm pak sekonda pasi refuzuan të lëshonin duart e njëri-tjetrit dhe gati u konfliktuan fizikisht. I gjithë stafi nxitoi të ndërhynte me shpejtësi që të mos shkaktohej kaos.  

Sipas gazetarit të Sky Sports, Ben Grounds, Conte po i thoshte Tuchel “Çfarë do?” në mënyrë të përsëritur. Nuk dihet ende arsyeja përse ndodhi e gjithë kjo situatë, por u morën masa dhe të dy drejtuesve iu dha një karton i kuq.

Nuk dihet ende arsyeja përse ndodhi e gjithë kjo situatë, por u morën masa dhe të dy drejtuesve iu dha një karton i kuq. Në deklaratën e tij Tuchel pretendoi se e gjitha erdhi pas festimeve të ekipit të tij në një moment që ishin në avantazh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Përplasja me Conten, trajneri Tuchel: Nuk ka nevojë që ta ndezim më shumë! Kundërshtarët nuk duhet të ofendohen

1660508678_tuhelkonte.jpg

Edhe trajneri Tomas Tuchel ka folur për përplasjen me Antonio Konten gjatë derbit mes Çelsit dhe Totenhemit.

“Mendoja se kur shtrëngon duart e sheh tjetrin në sy, por ai kishte një mendim tjetër.Nuk ishte i nevojshëm, por shumë gjëra nuk ishin të nevojshme. Futbolli është emocional. Nuk ka nevojë që ta ndezim më shumë.Nëse do të takohemi më pas, do të takohemi. Nëse jo, jo. Ec pra! Është mes dy konkurruesve dhe asgjë e keqe nuk ndodhi”, tha Tuhel pas sfidës.

Ndër të tjera shpjegoi festimin e tij para Kontes dhe pankinës së Totenhem kur Çelsi kaloi avantazh për disa minuta gjatë ndeshjes.

“Ne mes të festimit mendova se nuk duhej ta bëja një gjë të tillë, por shpesh një ndeshje të përfshin tërësisht. Kjo ndeshje më mori me vete. Ishte një përpjekje brilante pasi një barazimi të pamerituar. Ishte lumturi e pastër dhe mund të ofendojë kundërshtarët, por ata bënë të njëjtën gjë kur barazuan”, tha Tuhel pas përfundimit të sfidës

Ora 22:11
Antonio Conte flet për përplasjen me trajnerin Tuchel: Problemi ishte mes nesh, nuk e kuptoi pse më tregoi arbritri kartonin e kuq

1660508000_0GettyImages1242503468.jpg

Antonio Conte, trajneri italian që u përplas me rivalin e tij Thomas Tuchel pas ndeshjes së Premier League ka folur për mediat duke shpjeguar prapaskenat e përplasjes.

“Mendoj se festimet nga të dyja anët ishin shumë të bukura (qesh). Vrapimet, kërcimet, duhet ta kuptoni situatën, sepse ishte një ndeshje vërtet e rëndësishme për të dyja skuadrat. Arbitri më tregoi mua kartonin e kuq, por mendoi se ai nuk e kuptoi dinamizmin e asaj që ndodhi. Unë e pranoj, por s’ishte ndonjë problem i madh. Kishte një problem midis meje dhe trajnerit tjetër, jo me arbitrin”, u shpreh Konte.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para