Sherr për Duty Free në gjykatë, njerëzit e gruas së Gjin Gjonit: Pse na hoqët licencën? Financat: S’keni kontratë

TIRANE- Është shoqëruar me debate dhe momente tensioni seanca e radhës gjyqësore mes përfaqësuesve të bashkëshortes së Gjin Gjonit, Elona Çaushi dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave për licencën e kompanisë së znj. Çaushi, për të kontrolluar ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, ndonëse ka humbur tenderin si dhe i ka mbaruar kontrata për këtë ambiente që në datën 27 gusht 2019. Seanca përgatitore zhvillua paraditen e sotme nën drejtimin e gjyqtarit Avni Sejdi, i cili me një vendim të ndërmjetëm, në 8 tetor të 2019, ka pranuar kërkesën e Albania Duty Free Distribution për pezullimin e efekteve të vendimit të Ministrisë së Financave për anulimin e autorizimit për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen me themel të çështjes.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave gjatë seancës kërkuan që të merrnin pjesë në gjykim si palë të interesuara kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila ka fituar tenderin dhe ka lidhur një kontratë me TIA për menaxhimin e ambienteve që mban ‘peng’ kompania e çiftit Gjoni, kompaninë koncensionare TIA që menaxhon aeroportin e Rinasit si dhe Drejtorinë e Doganave. 

Foto nga seanca gjyqësore

Katër përfaqësuesit e kompanisë së Elona Çaushit Albania Duty Free Distribution e kundërshtuan këtë kërkesë, me argumentin se padia nuk prek palët në fjalë, por objekti është vetëm goditja e një akti të Ministrisë së Financave, e cila në fund të muajt shtator vendosi t’i heqë licencën ADFD, në një kohë kur në mes të muajt gusht 2019. Gjatë kundërshtimeve, seanca mori një rrjedhë tjetër, pasi palët u përshinë në debate. Avokatët e gruas së Gjin Gjonit iu drejtuan përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe një përfaqësuesi të TIA-s: Pse na hoqët licencën? Nuk kemi punë me ICDF. Pse nuk ju hedh në gjyq ju ICDF?”. Ndërkaq, përgjigja e përfaqësuesve të Financave ishte: “Sepse nuk kemi kontratë. U ka mbaruar kontrata. Si mund të merrni licencë pa patur kontratë? TIA ka organizuar tenderin, të cilin e ka fituar ICDF, duke lidhur një kontratë. Bëhet fjalë për të njëjtat ambiente”. Ndërkaq, avokatët e bashkëshortes së Gjin Gjonit kanë pretenduar se kontrata mes TIA dhe ICDF për menaxhimin e ambienteve që kontrollin sot ADFD me vendime gjykatash, nuk është më vlefshme që nga data 1 nëntor 2019, për shkak të pamundësisë së zbatimit. 

Gjyqtari Avni Sejdi ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndërhyrje dytësore në procesin gjyqësor, që do të thotë se përfaqësuesit e kompanisë amerikane International Cruise Duty Free (ICDF) do të jetë pjesë e procesit. Ndërkaq, paralelisht me gjyqin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, po zhvillohet një tjetër betejë gjyqësore mes TIA dhe Albania Duty Free Distribution të Elona Çaushit në Gjykatën e Tiranës, për çështjen e kontratës. Kompania Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, pasi humbi tenderin për hapësirat Duty Free në Aeroportin e Rinasit, iu drejtua gjykatës për të vijuar kontrollin e ambienteve, pavarësisht se kontrata i mbaronte në 27 gusht 2019. Në 7 gusht, pasi ADFD i ‘dogji’ gjyqin gjyqtarit Arjan Aliaj, Mimoza Kajo-Brahimi, e cila shqyrton të njëjtën kërkesë, vendosi që kompania e Elona Çaushit të vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë. Ky vendim është ankimuar  nga TIA në Gjykatën e Apelit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 15/11/2019 10:33

    Spese esshte akoma me leje lindjeje

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/11/2019 08:56

    Pa mbeshtetje politike asnjë lloj Gjin Gjoni nuk do i rrezistonte forcës së shtetit!

    Përgjigju
  • vera: 14/11/2019 18:33

    AKOMA se kane futur ne burg kete gjin gjonin,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë