BERAT – Një 55-vjeçar i identifikuar si Ilir Mamurani është shpallur në kërkim nga policia e Beratit pasi u konfliktua me një 25 vjecar për parkimin. Pas debatit qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u largua.
“Në lagjen "30-vjetori", dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Ilir Mamurani 55 vjeç dhe Emiljano Zoga, 25 vjeç, shtetasi I. M. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.