Një plep është bërë shkaku i një vrasjeje në qytetin e Kavajës sot rreth orës 10:30 të kësaj të hënë.Viktima 28-vjeçari Isuf Xhani po priste plepin në arën e tij i cili më pas ka rënë tek jonxha e autorit 56-vjeçar Xhevdet Saraçi i cili ka marrë pushkën dhe ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz të Kavajës ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Sipas informacioneve të policisë, autori i ngjarjes është kapur teksa tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, 56-vjeçari është shprehur i penduar, duke thënë se e vrau të riun nga frika se mos ai i merrte armën.
“E qëllova se më preu plepin. I thashë të ikte, por nuk më dëgjoi dhe pastaj e qëllova. Tani ndihëm i penduar, por më detyroi ta qëlloja se kisha frikë mos më merrte pushkën dhe më vriste”, ka rrëfyer Xhevdet Saraçi.

(Viktima Isuf Xhani)
Ja njoftimi i policisë
Arrestohet nga Policia e Kavajës në kohë rekord autori i vrasjes së një shtetasi.
Më datë 04.01.2016, në orën 10:30, në fshatin Luz i Madh, Kavajë është vrarë me armë zjarri tip pushkë shtetasi me iniciale I. Z, 31 vjeç, banues ne Kavajë.
Menjëherë forcat e Policise së Komisariatit Kavajë bën të mundur kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar i cili po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
U arrestua në flagrancë shtetasit,
• Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit qe cuan ne këtë ngjarje..

(Vendi ku ka ndodhur ngjarja)
*Lajmi ne perditesim
Redaksi online
(f.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com