Sherr për tokën në Tiranë, vëllai tenton të vrasë vëllanë me armë zjarri

Sherr për tokën në Tiranë, vëllai tenton të vrasë vëllanë me armë zjarri

Foto ilustruese nga fshati Baldushk

TIRANE-Një person është arrestuar nga policia në fshatin Baldushk, pasi pas një sherri ka kanosur me armë vëllanë duke tentuar ta vrasë. I arrestuari është Shkëlqim Suloavdulaj (Luli) 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

Sipas policisë, në Baldushk Shkëlqim Suloavdulaj pas një sherri për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij L. Suloavdulaj (Luli) 48 vjeç.

Policia njofton se ndërhyrja në kohë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë duke arrestuar autorin. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 fishekë.


Pistoleta e sekuestruar nga policia

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë, të arrestuarit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes