VIDEO/ Sherr pranë një lokali gjatë natës në Lezhë, 22-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë, në kërkim 3 autorët

Një i ri u plagos me armë zjarri ne rrethana ende të paqarta në Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, ndërsa Aleks Laska 22-vjeç banues në fashatin Rrilë. I riu mori një plumb në këmbë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi dhe shpalli në kërkim 3 autorët e sulmit të të riut. Ata janë Xhuljano Frroku, Leandro Frroku dhe Agustin Shahini.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta. 

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja pistolete, ndërsa po mblidhet çdo provë dhe dëshmi për zbardhjen e kësaj plagosje që ndodhi pak metra larg qendrës së qytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Dhunuan dhe plagosën me armë zjarri 22-vjeçarin në Lezhë, shpallen në kërkim 3 autorët

1683608666_plagosjenelezhe.jpg

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët që sulmuan mbrëmjen e djeshme 22-vjeçarin, Aleks Laska.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, një shtetas, mbrëmjen e djeshme, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. 

Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.

Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.  

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës