"Sherrnajë" në Senatin italian, dy
senatorë përfundojnë në infermieri

ROME - Stabiliteti i qeverisë Renzi në Senat është vënë në dyshim ditën e djeshme, nga votimi i fshehtë mbi një Dekret Legjislativ të propozuar nga Lega Nord, ku opozita ka kaluar në numër mazhorancën.

Tension e trazira ka ngjallur protesta me pankarta brenda sallës së Senatit Italian, nga ana e grupit parlamentar te M5S (Lëvizja 5 yje e Grillos) dhe Lega Nord që akuzojnë për parregullsi Kryetarin e Senatit Pietro Grasso dhe shprehin pakënaqësi ndaj reformave të qeverisë Renzi. Situata degradoi kur personeli i sigurisë u detyrua të konfrontohej direkt me senatorët që protestonin, për tu hequr pankartat nga duart dhe për të siguruar mbarvajtjen e seancës. Por situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe Kryetari i Senatit Grasso u detyrua të pezullojë punimet.
 
senati italian trazira

Dy senatorë gjatë trazirave në sallën e Senatit në mbrëmjen e djeshme përfunduan në infermieri. Senatori i Lega Nord, Nunziante Consilio, nuk u ndje mirë, doshta për shkak të një momenti dobësie dhe u nxorr jashtë sallës pak më pas nga një barelë.
 
senati italian trazira

Ndërsa  Senatorja Laura Bianconi ka ndrydhur një shpatull, me sa dyshohet pasi u shty nga një përgjegjës i sigurisë dhe i është dhënë urgjentisht ndihma e parë në ambulatorin e Senatit për t’u rikthyer sërish në sallë ditën e sotme.
 
senatorja italiane

senatorja italiane

Kryetari Grasso këto incidente fizike brenda sallës i ka komentuar si të turpshme dhe që dëmtojnë kredibilitetin e Senatit Italian në sytë e opinionit publik.

seanti italian trazira

Situata duket e rëndë dhe për qeverinë e Matteo Renzit, pasi në senat kaloi një Dekret Legjislativ, i propozuar nga Senatori i Lega Nord (aktualisht në opozitë) Stefano Candiani, që i jep kompetencë legjislative dhe Senatit mbi çështje etike “të ndjeshme” si të drejtat civile, familja dhe martesa. Qeveria e Partisë Demokratike ndodhet me një minorancë prej 7 votash kundrej opozitës në Senat, pasi Dekreti Legjislativ i sipër përmendur kaloi (në votim të fshehtë) me 154 vota pro, 147 kundër dhe 2 abstenim.

Kjo situatë ka vënë në krizë të brendshme Partinë Demokratike Italiane, pasi sipas numrave që posedon në Senat nga votimi i fundit rezulton se disa nga senatorët e saj kanë votuar kundër vet qëndrimit të partisë së tyre. Jo vetëm, kalimi i këtij Dekreti të propozuar nga opozita vë në dyshim mazhorancën e qeverisë Renzi dhe minon atë që është konsideruar prej vitesh në historinë parlamentare të Italisë si “bikameralizëm perfekt”, ku qeveritë e ndryshme italiane kanë pasur mazhorancën si në Parlament ashtu edhe në Senat.

seanti italian trazira

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut