Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë zhvilluar sot një një dëgjesë publike me ekspertë dhe arkitektë për projektin e rindërtimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.
Sipas nënkryetares së bashkisë, Brunilda Paskali, përveç mendimit të ekspertëve të fushës, i rëndësishëm është edhe ai i qytetarëve, në mënyrë që të relektohen më pas në Këshillin Bashkiak.
"Do të ketë një stendë në sheshin ‘Skënderbej’ të vendosur ku mendimet e qytetarëve pastaj do kërkohen të reflektohen. Ndoshta këto mendime tuaja unë do të doja që t’i bënim në një dokument dhe grupi i këshilltarëve tanë t’i paraqiste zyrtarisht pranë Bashkisë së Tiranës, Kryetarit dhe grupit që ka punuar me projektin për të dhënë edhe ne mendimet tona. Dhe jam e bindur se si në të gjitha gjërat e tjera që grupi i këshilltarëve të LSI-së ka bërë, edhe ky propozim ka për të qenë me një impakt shumë të mirë për qytetarët”, tha Paskali.
Kryetari i këshilltarëve Shezai Rrokaj u shpreh se këto dëgjesa janë të rëndësishme për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarëve.
“Sheshi i Tiranës nuk mendojmë se duhet të ketë për promotor zhvillimi makinat. Ka pak hapësirë për të qenë një shesh që u takon qytetarëve të shijojnë zemrën e territorit të një metropoli siç është Tiranë dhe në këtë kuadër ne mbështesim konceptin për t'ua kthyer sheshin qytetarëve. Ne duam që ky projekt realisht të bëhet i qytetarëve, realisht të realizojë ato elementet të domosdoshme për një shesh të një metropoli. Ne mendojmë që të marrim mendimet e ekspertëve për këtë çështje”, tha Rrokaj.
Ndërsa, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erisa Xhixho tha se rindërtimi i sheshit 'Skënderbej" do të jetë një tur konsultash me qytetarët.
Gjatë kësaj dëgjese, që do të pasohet nga të tjera, të pranishmit diskutuan në lidhje me projektin e sheshit dhe hodhën idetë e tyre, që u mbajtën shënim nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

reflektojnë mendimet e qytetarëve">