AUSTRALI- Do të shesin virgjërinë e tyre për të lejuar një regjizori australian të realizojë një dokumentar. Bëhet fjalë për Alexander, një djalë 21-vjeçar me origjinë ruse dhe një 20-vjeçare nga Brazili.
Pak orë pas mbylljes së ankandit online që mund të ndiqet në faqen “Virgins Wanted” (kërkohen virgjëresha), për vajzën ofertat shkojnë mbi 500 mijë dollarë, ndërsa për Alex u ndal në 2 mijë. Të ardhurat do t’u shkojnë të dyve.
Regjizori australian, Justin Sisely do të ndjekë fazat e takimit me fituesit e ankandit dhe do të realizojë një dokumentar që mund të dalë brenda vitit 2013.
“Filmi do të zgjasë një orë e gjysmë dhe do të tregojë zhvillimet emocionale dhe psikologjike të kësaj përvoje”, shpjegon Sisely.
Kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të regjizorit. Shumë e akuzojnë atë për nxitje të prostitucionit.
Kjo nuk është hera e parë që Sisely nis projekte kinematografike mbi temën e virgjërisë, pasi ka ndodhur edhe në vitin 2010.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com