TIRANE- Projekti i shetitores përgjatë bregdetit nga Skela në Ujë të Ftohtë, në qytetin e Vlorës, përputhet në fakt në mjaft drejtime me vizionin e urbanistëve, kryesisht italianë, në dekadat e para të shekullit të kaluar. Fotoja e rrallë që shoqëron këtë shkrim, fikson një pjesë të Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Vlorës, realizuar nga arkitektë dhe urbanistë italianë në vitin 1934. Më saktë, ai është një studim urbanistik për planin rregullues të qytetit dhe përfshin rrjetin rrugor dhe zonat e ndërtimit për gjithë hapësirën nga Vlora në Ujin e Ftohtë. Sipas arkitektit Pirro Stefa, në këtë pjesë të qytetit të Vlorës parashikohej një hapësirë urbane me një kapacitet për rreth 40 mijë banorë, me godina shumëkatëshe banimi, me një rrjet infrastrukturor rrugor të zhvilluar.
Sikundër spikat qartësisht edhe në foto, aty parashikohej edhe stadiumi i qytetit, në të njëjtin vend ku është sot dhe ku nisi të ndërtohej vite më vonë. Po ashtu, studimi parashikon edhe ndërtimin e disa skelave përgjatë gjirit të Vlorës, të cilat do të kishin një funksion krejtësisht turistik. Nga ana tjetër, përveç studimit të vitit 1943, përfshihet edhe ai i vitit 1942, realizuar sërish nga urbanistë italianë që plotësonte atë të 10 vjetëve më parë. Përgjegjës i zyrës urbanistike në Bashkinë e qytetit, ishte arkitekti italian Paolo Palleri. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve, as atëhere dhe as më vonë, qyteti nuk pati një “patentë” zhvillimi.
Sipas arkitektit Arben Meksi, studimet e pjesshme mbetën themeli i zhvillimit urban dhe ekonomik të Vlorës. Një tjetër përpjekje e realizuar në fund të viteve 1970-të dhe fillimi i viteve 1980-të, mbeti gjithsesi e tillë, pa u konkretizuar në dimensionet e një Plani të Përgjithshëm Rregullues. Rikonceptimi i Bulevardit Vlorë-Skelë në fund të viteve ’80-të etj, ishin pjesë e këtij vizioni. ATSH
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com