Andriy Shevchenko prej disa muajsh është në krye të Federatës së Futbollit në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Milanit dhe ish-trajneri i disa ekipeve tanimë do vijë me një risi në drejtim.
Mediet në Ukrainë bëjnë me dije se Shevchenko dhe Federata do aplikojnë makinerinë e së vërtetës, e njohur si poligraf.
Makina e së vërtetës, është ajo që mat presionin e gjakut, frymëmarrjen si dhe djersitjen për të vërtetuar të vërtetën e personit në fjalë. Kështu, Federata ukrainase synon që me anë të kësaj nisme të përmirësojë standartin, korrupsionin, ryshfetet si dhe trukimin e ndeshjeve.
“Ne mendojmë se makina e së vërtetës është një mundësi për të marrë më shumë informacion dhe të kuptojmë më mirë mbi arbitrat me të cilët punojmë dhe ata me të cilët nuk mund të punojmë. Do ta nisim këtë punë nga e para dhe ata që nuk e kalojnë testin nuk do të jenë më pjesë e futbollit në Ukrainë”, u shpreh vetë Shvechenko.