FIER- Në Teatrin “Bylis” të Fierit u shfaq premiera e dokumentarit “Pal Nikoll Marku – Përgjithmonë”, me regji të Vasilika Londos.
Pal Nikoll Marku paraqitet në dokumentar si figurë komplekse dhe e rrallë: meteorolog i njohur që më pas u detyrua të punonte si fonditor në uzinë. Ishte i apasionuar pas letersise dhe fotografise. Regjimi komunist e goditi pikërisht për këtë botë të pasur intelektuale. Ai u privua nga profesioni dhe statusi shoqëror, por jo nga dija. Asokohe, Marku mësoi përmendësh “Lahutën e Malësisë”.
“Pal Nikoll Marku është përzgjedhur ne këtë dokumentar si njeriu që diti t'i rezistojë errësirës së sistemit të kaluar. Drita e tij nuk u fik dot nga sistemi dhe ai mbetet një dritë e ndezur. Unë besoj edhe sonte që jemi këtu që ai diku është, diku po buzëqesh! E persekutoi drita e madhe që e kishte, zilia e njerëzve që donin t'ia fiknin dritën e madhe të dijes që kishte dhe e shpëtoi dashuria”, u shpreh Kiço Londo.
Përmes dëshmive autentike dhe intervistave me familjarë e miq, dokumentari sjell portretin e një njeriu që nuk u dorëzua kurrë. Dokumentari u shfaq me rastin e 100-vjetorit te tij dhe u prit me emocione.
“Ka dhënë kontributin e tij jo vetëm në art dhe kulturë por në gjithçka. Ishte nga të rrallët njerëz që mbahet mend si nga i vogli dhe deri këta që jetojnë sot në Patos. Biblioteka shkencore ishte gjëja më e rrallë që erdhi në qytetin e Patosit përveç kësaj nje plejade e madhe inxhinierash të shkolluar jashtë Shqipërisë dhe të gjithë shkonin te Pal Marku për të diskutuar për gjithçka dhe për të gjetur atë literaturë që u duhej për naftë. Dhe siç u tha dhe në dokumentar, nafta në atë periudhë ka qenë në kulmin e saj për prodhimin ditor, mujor e vjetor”, u shpreh Nimet Musaj, ish-deputet dhe sipërmarrës.
Pal Nikoll Marku ishte me origjine nga Mirdita, u shkollua në Beograd dhe punoi per disa vite në Stacionin Meteorologjik të Aeroportit të Tiranës. Shërbeu me tej ne Aviacionin e Kuçovës dhe kontribuoi në ngritjen e Bibliotekës Shkencore të Naftës në Kuçovë dhe Patos. Gjatë viteve të regjimit u përball me persekutimin politik. U nda nga jeta ne vitin 2009 ne moshen 82-vjecare.
Komente











Po nga doli shkencetar ky? Ne Beograd bene disa persona nje kurs 6 mujore per vrojtues meteorologjie
Përgjigju