Media koreano-veriore ka publikuar foto të liderit, Kim Jong-un, duke ecur pa pasur nevojën e shkopit, siç ishte raportuar së fundi, gjatë një takimi të ushtrisë, pas spekulimeve mbi shëndetin e tij.

Kim nuk ishte parë në publik prej afro 6 javësh, përpara se sa të shfaqej në një event të muajit të kaluar duke ecur me shkop. Burime inteligjente të Koresë së Jugut thanë se ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kavilje.

Fotot e fundit, të publikuara nga gazeta “Rodong Sinmun” gjatë së mërkurës, tregojnë Kimin duke takuar komandantë të ushtrisë.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, bëri të ditur se Kim kishte marrë pjesë në takimin e ushtrisë gjatë së hënës dhe së martës, duke pozuar në krah të pjesëmarrësve për fotografët. Ai shoqërohej nga krahu i djathtë i tij, Hwang Pyong-so, si dhe nga krerë të tjerë të lartë.

Kim mungoi në një event tepër të rëndësishëm politik në Tetor, pikërisht përvjetorin e partisë së tij në pushtet, por Korea e Jugut njoftoi se sipas informacioneve të saj ai ishte ende në krye të vendit.

kim jon un



























Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)