Shfaqja/ 6 personazhe rrëfejnë historitë e tyre, Enver Hoxha, për herë të parë bën autokritik në Bunk’art 1

Udhëtim në kohë me personazhe real nga historia e Shqipërisë brenda në sallën e Kuvendit në Bunk’art 1. Data dhe ngjarje prej vitit 1939 deri në fillimvitet ’90-të, erdhën për herë të parë nëpërmjet teatrit imersiv pranë publikut shqiptar.

Gjashtë personazhe të periudhës komuniste rrëfejnë për gjimnazistë historitë e tyre. Një ushtar italian Eugenio D’Onofrio (Elidon Alika) kujton me nostalgji periudhën që ka ardhur në Shqipëri, ishin vitit 1940.

Majori gjerman Herman Frank (Xhino Musollari) sjell në kujtesë kohën që udhëhoqi ushtrinë naziste në Shqipëri (1943-1944), por pa harruar se si gjatë luftës gratë edhe fëmijët vriteshin.

Kam pasur gjithmonë qejf që të luaj një ushtar të ushtrisë gjermane dhe ishte një mundësi shumë e mirë për ta mishëruar në një farë mënyrë. Mendoj se e kam bërë mirë,”- u shpreh Xhino Musollari.

Sadik Bekteshi (Ilia Kaçi) nga Shkodra pati mundësinë, që të jetonte nën petkun e tij, grada të shumta gjatë regjimit komunist, nga partizan, komisar edhe më pas drejtor, por fundi për të ishte dënim me burg.

“Më e bukura e kësaj pjesë është që ktheheshe pas në kohë, vizitoje disa pjesë të Bunk’artit që për mua ishin rrëngjethëse,”-tha ai.

Mësuese Drita (Lindiana Durbaku) tregon për gjimnazistët se si u luftua analfabetizmi në vitet 1955, kur deri në atë kohë 80 për qind e popullsisë ishin analfabet. Por, detyra e nxënësve ishte edhe programi ideologjik.

“U ndjeva në rolin tim, por u ndjeva keq në atë sesi e shoh unë si linda këtë personazh. Këtu përjetuam disa kohë të shkuara që uroj të mos jenë më”- tha aktorja në rolin e mësueses.

Sigurimsi i Shtetit (Erjon Hodo), syri edhe veshi i partisë, bënte çdo gjë vetëm e vetëm, që njerëzit gjatë gjithë kohës të survejoheshin: “Ishte shumë e vështirë, por mua m’u desh që ta bëj, që ta rikujtoj edhe njëherë se çfarë e keqe ishte edhe jetonte në atë kohë”.

Enver Hoxha për herë të parë bën autokritik për vendimet që mori në jetën e tij, në Bunk’art 1.

Pas teatrit u shfaq “Bunkerë edhe paranojë”, ishte dokumentari prej të cilit të rinjtë e pranishëm mësuan se si pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, nisi bunkerizimi i vendit, në tokë dhe det.

Në mbyllje të rinjtë diskutuan me personazhet dhe skenaristen, por dhe rrëfyen mbresat e tyre për aktivitetin, por edhe vizitën në Bunk’art 1.

“Më pëlqeu shumë shfaqja mësova më shumë për komunizmin, gjëra që nuk i kisha mësuar gjatë viteve shkollore në librat e historisë, i mësova në mënyrë shumë të këndshme sot nga aktorët ”-rrëfeu për Report Tv një prej të rinjve të pranishëm.

Të të njëjtit mendim ishin dhe të tjerët të cilët u shprehën se: “Ishte diçka shumë e bukur, u bëmë pjesë e asaj kohe, ishte diçka ndryshe nga çfarë kemi parë më parë” apo dhe “Mësova shumë gjëra të reja për komunizmin”.

Skenari i shfaqjes është shkruar nga gazetarja Admirina Peçi dhe organizimi realizohet nga Ergys Gezda, drejtor ekzekutiv i OJF-së “Qendra Ura”, e cila administron Bunk’Art 1. Shfaqjet do të prezantohen falas për publikun edhe në datat 6,11,12,13 dhe14 dhjetor në Bunk’art 1.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale