Shfaqja e variantit Delta/ Rrriten Infeksionet në Maqedoninë e Veriut, 588 të infektuar e 8 të vdekur

Shfaqja e variantit Delta/ Rrriten Infeksionet në Maqedoninë e Veriut, 588 të infektuar e 8 të vdekur

Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut dhe Kosova po përjetojnë një valëtë re të infeksioneve me COVID-19, pavarësisht fushatës së vaksinimeve dhe kufizimeve që kanë ndërmarrë të dyja vendet fqinjë. Varianti Delta dhe lehtësimi i kufizimeve janë konsideruar si shkaku i rritjes së rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 588 raste të reja, duke çuar në  159.269 numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që kanë humbur jetën 8 persona, duke çuar në total numrin e viktimave në 5.521 që nga fillimi i pandemisë. Në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën, qeveria ka vënë kusht që duke nisur nga 16 gushti qytetarët duhet të posedojnë një pasaportë vaksinimi nëse duan të marrin pjesë në një sërëaktivitetesh publike,. Përfshirë edhe uljen ne kafene dhe restorante.

Situata nuk paraqitet më e qetë në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje tëkonsiderueshme të rasteve me COVID-19.  Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 888 persona nga 6.086 testime të kryera dhe është regjistruar 1 viktimë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare