Të gjithë jemi të sëmurë shpirtëror. Këtë mund të vërtetojmë në shfaqjen “Kopshti i dallëndysheve” i autorit Babis Cikliropulos me regji të Kiço Londos që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli, e zhvendosur tek Artubina. Regjisori Londo e risjell këtë vepër nën lojën e pesë artistëve Ermira Hysaj, Erand Sojli, Arjola Demiri, Suela Bako, Mehdi Malkaj dhe Naun Shundi, të cilët vijnë si të sëmurë shpirtëror që janë izoluar në një çmendin. Aty ku gjenden edhe nën kujdesin e një psikiatre tinëzare. Ata na sjellin nëpërmjet lojës së tyre, se si në këtë botë mund të takojmë çdo ditë shpirtra të rrënuar nga masakra morale, lakmia dhe pangopësia
“Po risjell edhe një herë “Kopshtin e dallëndysheve” të autorit Babis Cikliropulos. Sa herë jam në pozitë të vështirë më kujtohet “Kopshti me dallëndyshe”. Personazhe të tillë si në këtë shfaqje edhe idealist izolohen në çmendinë”, shprehet Londo.
Ndërsa, artistët flasin për rolet e tyre, pesha më e madhe në këtë shfaqje i bie aktorit Erand Sojli, jo sepse jo vetëm vjen si protagonist, por sepse vesh një rol, që më herët e ka luajtur aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi.
“Roli im është ai që ka interpretuar i madhi Agim Qirjaqi. Është fat, por edhe përgjegjësi njëkohësisht. Nuk është pjesë filozofike, por është e thjeshtë edhe flet për disa të sëmurë mendor, por që në të vërtetë janë të sëmurë shpirtëror. Ne të gjithë si aktorë, mendoj se jemi të sëmurë shpirtëror. Mendoj se gjithë globi është në një moment të tillë, sepse të gjithë jemi të prekur nga gjëra themelore, siç janë dashuria, xhelozia edhe intriga”, thotë Sojli.
Shfaqja do të ngjitet në skenën e Artubinës në datat 23-24-25 dhjetor ora 20:00.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Agnesa e Zotit', vepra e dramaturgut Pielmeier në Tiranë! Regjisori Kiço Londo sjell shfaqjen teatrore me tre aktore
7 Nëntor, 10:49
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
1 Maj, 10:55
-
49 portrete në skulpturë të ish të dënuarve, ekspozohen në Burgun e Spaçit! Kori Ndërkombëtar ‘Bujart’ në Katedralen Ortodokse! Teatrot me shfaqje për fëmijë e të rritur!
13 Prill, 11:39
-
‘Elektra’ e Sofokliut shfaqet për publikun lezhjan! Drama u vu në skenë nga teatri shëtitës ‘Çajupi’
23 Mars, 15:01
-
Laura Nezha si ‘Elektra’, Kiço Londo me Sofokliun në ArTurbina, personazhet mes zemërimit dhe dëshirës për hakmarrje
13 Shkurt, 16:45
-
‘Çifti i hapur’, komedia me çiftin e aktorëve Suela Bako e Romir Zalla shfaqet me sukses në teatrin e Durrësit
8 Dhjetor 2023, 20:35
-
Komedia ‘Një dasmë e hatashme’ pritet me interes në Berat! Aktorja Haxhialiu: Emocion i dyfishtë kur debuton në vendlindje
17 Mars 2023, 08:38
-
8 Marsi, video sensibilizuese nga aktoret: Vramë, jam kufoma e ardhshme! Pash të madhin Zot vramë nëse e mbylli gojën veç se jam gru
8 Mars 2023, 16:18
-
Suela Bako rrëfehet para vajzës së saj në ‘E ardhmja është vajzë’! Ndiqni emocionet dhe të pathënat e së bijës së dy artistëve
4 Shkurt 2023, 21:18
-
Esencë/ Aktorja dhe regjisorja Suela Bako rrëfen dashuritë e jetës: Në fund arti do të na shpëtojë nga shëmtia e botës
25 Nëntor 2022, 19:30
-
Kush do ta drejtojë Teatrin Kombëtar? Altin Basha dorëhiqet nga "Eksperimentali" për postin, në garë dhe aktori Arben Derhemi. Kandidojnë dhe Londo me Dorezin
17 Nëntor 2022, 14:27