Shfaqja 'Njëlloj si ti' në Teatrin Metropol, nuk mungoi bashkëveprimi mes artistëve dhe fëmijëve

“Edhe përse jemi ndryshe nga jashtë, nga brenda jemi të gjithë njësoj”. Këtë u mësuan sot fëmijëve nga personazhet e shfaqjes “Njëlloj si ti” me regji të Amri Hasanlliut në Teatrin e Metropolit, Meli, Marku, Ronaldo, Amanda dhe Xheni.

Artistët sollën për fëmijët disa problematika, si paraliza celebrale, aftësi të kufizuara në shikim dhe dëgjim, sindroma daun.

Gjatë shfaqjes nuk munguan as bashkëveprimi mes aktorëve edhe fëmijëve kurioz, të cilët kishin dëshirë që të mësonin më tepër se si arrin një fëmijë me aftësi ndryshe, që të luajë, të ecë, por jo vetëm...

Disa nga historitë që fëmijët panë në këtë shfaqje ishin; Meli takon Markun dhe bëhet kuroze për karrocën, helmetën dhe mënyrën se si flet.

Ndërsa, Ema shkon tek veterineri për të marrë qenin dhe takon një vullnetare me sindromën daun, Xhenin.

Ronaldo është i verbër dhe miqtë nuk e kanë ftuar për kamping në Dajt. Kurse Amanda nuk dëgjon, prandaj duhet të lexojë buzët e folësve.

Kjo shfaqje, vjen në kuadër të platformës edukuese, që Teatri Metropol, zhvillon prej tre vitesh dhe ka si qëllim që sensibilizojë dhe informojë, se si shoqëria duhet, që të sillet me një fëmijë me aftësi ndryshe.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027! (FOTOT)

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027! (FOTOT)