Një spektakël magjik ndriçoi qiellin e Sarandës në prag të festave.

Rreth 150 dronë krijuan figura, ikona dhe mesazhe festive, duke dhuruar një shfaqje unike dritash që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

Atmosfera festive, ngjyrat dhe lëvizjet e sinkronizuara të dronëve e kthyen mbrëmjen në një moment të veçantë, duke sjellë emocion, gëzim dhe frymën e festave në qytet.