Shfrytëzojmë vetëm 35 % të potencialit tregtar me jashtë, shkak infrastruktura e dobët

Shfrytëzojmë vetëm 35 % të potencialit tregtar me jashtë, shkak infrastruktura e dobët

Shqipëria paraqet dobësi në lidhjet infrastrukturore me jashtë, sidomos me lidhjet rrugore dhe hekurudhore. Një studim i fundit i Bankës Botërore për indeksin e konektivitetit, theksoi se vendi ynë ka lidhjet me dobëta rrugore më shtetet e tjera në raport me vendet e tjera të Rajonit ECA, por ka gjithashtu renditjen më të dobët edhe në Rajon.

Studimi tregon se Shqipëria shfrytëzon për lidhjet me jashtë vetëm 35 për qind të potencialit të infrastrukturës rrugore dhe gjithashtu nuk e shfrytëzon aspak transportin me hekurudhë, i cili aktualisht realizon një pjesë të madhe të shkëmbimeve tregtare në Rajonin ECA.

Një rrjet efikas transporti rrit tregtinë ndërmjet vendeve dhe ul kostot jashtë xhepit për bizneset. Banka Botërorë evidenton se përmirësimi i sistemit të transportit me rrugë dhe hekurudhë është një faktorët kyç për maksimizimin e GDP -së në Rajonin e ECA-s. Këtë rezultat e tregon më së miri infrastruktura në vendet e përparuara të Evropës, si Gjermania, Franca.

Europa Lindore dhe Qendrore gjithashtu performojnë shumë mirë, duke arritur të shfrytëzojnë deri në 85-90 për qind të potencialit të tregut me rrjetet e tyre rrugore. Shfrytëzim më të mirë se Shqipëria kanë edhe vendet e Azisë Qendrore, të cilat shfrytëzojnë rreth 40 për qind të potencialit të tyre rrugor për tu lidhur me jashtë.

Ngjashëm, Kaukazi i Jugut dhe Turqia, shfrytëzon 50 për qind të potencialeve për tregtinë ndërkufitare. Banka Botërore sugjeron se vendet duhet të jenë strategjike në zgjedhjen e lidhjeve infrastrukturore me të tjerët sidomos në transportin rrugor. Republika Çeke, Republika Sllovake dhe Austria janë më të integruara vendeve në të gjithë rajonin e ECA. Vendet e Azisë Qendrore mbeten të integruar keq në të gjithë rrjetin.

Dallimet në potencialet e realizuara në rajonet e ECA janë më të mëdha për transportin hekurudhor. Shqipëria ndër vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i shfrytëzon ende potencialet e saj të lidhjeve tregtare përmes hekurudhës. Evropa Lindore performon relativisht mirë me rrugët, por është shumë dobët për rrjetin hekurudhor. Azia Qendrore gjithashtu mbetet prapa të gjitha rajoneve të ECA për lidhjet nëpërmjet rrjetit hekurudhor./ Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë