Çmenduri/ Babai dhe gjyshja shfrytëzojnë djalin për të përfituar nga klikimet në TikTok! Postonin video të 10-vjeçarit me fjalë banale, vihen në pranga

Çmenduria për klikime i kapërcen kufijtë, kur shfrytëzues të fëmijëve bëhen vetë familjarët. E tillë është historia e trishtë e një 10-vjeçari i cili u përdor nga babai dhe gjyshja e tij, për përfitime nga klikimet në rrjetin social Tik-Tok.

I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes 67 vjeçe, të cilët jetojnë në Sarandë. Video e djalit të mitur, në muajin dhjetor të vitit 2023, ra edhe në sytë e nënës së tij, e divorcuar nga bashkëshorti, e cila sapo e pa se 10-vjeçari po shfrytëzoj në Tik-Tok, iu drejtua menjëherë komisariatit të Kuçovës për të bërë denoncim.

2 muaj hetime dhe prova nga prokuroria e Beratit krijuan bindjen të gjyqtarët e Beratit të lëshojnë urdhër arresti për babain dhe gjyshen e të miturit. Operacioni policor u kodua “Shou”. Efektivët arritën të vënë në pranga kryefamiljarin 44-vjeçar dhe nënën e tij, në Sarandë, të cilët do t’i dorëzohen drejtësisë në Berat, ku ka nisur dhe hetimi ndaj tyre.

Sipas burimeve policore,nëna çdo vit pas ardhjes së djalit nga pushimet e verës ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar,përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.Përpjekjet e nënës prej vitesh për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore babanë dhe gjyshen e djalit kanë qënë të kota,pasi djali ishte i mitur dhe nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij,deri me sot kur ai dhe gjyshja e të miturit dolën hapur në rrjetin social Tik Tok,duke i mësuar fëmijës të shajë e ofendojë për të përfituar të ardhura prej tij por edhe duke sharë,ofenduar dhe denigruar figurën e nënën së djalit, mësuese në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "5 Tetori" në qytetin e Kuçovës.

Dhuna, dezinformomi, shantazhet dhe gjuha e urrejtjes online është kthyer në shqetësim edhe për autoritetet vendase, të cilat po vlerësojnë në marrjen e masave mbrojtëse ndaj përdoruesve të mitur, veçanërisht për rrjetin social Tik-Tok.

Në një takim informues me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës një nga drejtuesit e Tik-Tok, Jakub Olek, deklaroi se pas disa ngjarjeve të rënda në Shqipëri të cilat kanë ardhur si pasojë e denigrimit online, ekipi i mbi 40 mijë punonjësve të Tik-Tok janë duke diskutuar për të përmirësuar platformën.

Fragmente nga video

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Rastet e dhunës/ Përfaqësuesi i TikTok takim me nxënësit në Shqipëri: Po punojmë për të përmirësuar platformën

 

Pas rasteve të shumta të dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, autoritet vendasve janë të fokusuar në ndryshimin e ligjit me qëllim parandalimin dhe dënimin e ashpër për autorët e këtyre rasteve.

Në Shqipëri ndodhet edhe një nga drejtuesit e TikTok, Jakub Olek, drejtor për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë, i cili bashkë me ministrin e Brenshëm Taulant Balla zhvilluan një seancë pyetje-përgjigje me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës.

Paketa e Sigurisë në shkolla po fokusohet edhe tek vigjilenca kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Përfaqësuesi i TikTok shtoi se TikTok ka mbi 40 mijë punonjës të angazhuar për sigurinë e platformës dhe se në platformë nuk tolerohet asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje apo bullizmi. Nisur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, të cilat i cilësoi si shumë të trishtueshme, Olek deklaroi se janë duke diskutuar për të përmirësuar platformën.

“Në platformë nuk duam asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje, bullizmi ose dhunë ndaj grave. Kjo është diçka që nuk ka vend në platformën tonë dhe është hequr nga platforma kur ka përmbajtje të tilla, ose edhe kur përdoruesit krijojnë përmbajtje të tilla, ata do të hiqen nga platforma tërësisht. Ngjarjet e fundit në Shqipëri që kanë qenë shumë të trishtueshme, sigurisht ne i kemi parë me shumë kujdes dhe kemi diskutuar në ekip sesi mund të përmirësojmë platformën”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Kompanisë.

Balla u shpreh se jemi në kohën e duhur për të rritur vigjilencën sa i përket një sërë fenomenesh që ndodhin çdo ditë, që kanë të bëjnë me dhunën online, me shantazhin brenda apo jashtë shkollës.

“E kam shprehur shqetësimin sesi në këtë rrjet ka një gjuhë të pakontrolluar, mesazhet e një gjuhe tërësisht të pahijshme duke shkuar pastaj edhe në promovimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, sikurse mund të jetë edhe përdorimi i lëndëve narkotike. Janë një shqetësim për ne, janë një shqetësim për mua si Ministër i Brendshëm, por më shumë se kaq, janë një shqetësim për mua edhe si një baba i një djali 14-vjeçar, dhe se përgjegjësia ime është njëlloj për të gjithë ju dhe për të gjithë moshatarët tuaj”, nënvizoi ministri i Brendshëm. 

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'