"2 Gisht Mjaltë", filmi me produksion të Ermal Mamaqit ka qenë një sukses në Shqipëri.
Qindra bileta janë shitur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër e ndërsa është parashikuar edhe një tur në USA, Greqi dhe Itali. Ermal Mamaqi së bashku me Elvana Gjatën, kanë qenë në Kanë për të promozuar filmin e tyre.
Në një intervistë për “Cineuropa” Ermali zbuloi numrin e saktë të biletave të shitura dhe si rrjedhojë edhe fitimet e filmit. Ai ka deklaruar se janë shitur 250 000 bileta në vetëm një muaj, rekord në kinematografinë shqiptare.
Për rrjedhorë, filmi për një muaj ka grumbulluar mbi 1 milion euro fitime.
Fshatarë!
Përgjigju