Indeksi i shifrës së afarizimit për tremujorin e tretë të vitit, indikatori më i hershëm i rritjes ekonomike, është ngadalësuar ndjeshëm.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 0,5% në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, krahasuar me 3 mujorin e tretë të 2014-ës.
Ky ndryshim, në të njëjtin tremujor të 2014-ës ishte me rritje 8,1%.
Efektin kryesor rezulton se e ka dhënë industria nxjerrëse, që është tkurrur me 32.5% me bazë vjetore. Shqetësuese është edhe rënia e sektorit të shërbimeve, një tregues direkt ky i tkurrjes së konsumit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com