Shifra rekord infektimesh, 4 viktima nga COVID-i! Preket një gardian i burgut Peqin dhe një punonjëse e bashkisë Elbasan

Sot është dita me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus në vend gjatë 24 orëve. Në total sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 947 testime në laboratorët publikë dhe jo publikë nga të cilat kanë rezultuar pozitive 178 raste.

81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.

Lajmi i keq është se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër persona për shkak të COVID-19. Konkretisht kanë humbur jetën një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)

Testime totale 57004

Raste pozitive 8605

Raste të shëruara 4413

Raste Aktive 3938

Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        1957

Durrës                       513

Shkodër         302

Fier                  192

Lezhë                         177

Korçë                         185

Vlorë              143

Kukës                         139

Elbasan             153

Berat              78

Gjirokastër       49

Dibër              50

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Punonjësi i policisë së burgut në Peqin infektohet me Covid19, vetëkarantinohet në shtëpi

Një punonjës i policisë së burgut në Peqin është infektuar me koronavirus. Ky është njëri nga 4 rastet e reja me Covid19 në Peqin.

Punonjësi i policisë së burgut, 42 vjeçari është vetë karantinuar në shtëpinë e tij.

Më herët 10 punonjës të burgut të Peqinit, mes tyre edhe shefi i regjimit të Brendshëm kanë rezultuar pozitiv me Covid19.

Ora 17:15
Konfirmohen 6 persona me koronavirus në Vlorë, mes tyre një farmaciste

Në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, një prej të cilëve në Himarë.

Dy raste janë në lagjen "28 nëntori" në qytetin e Vlorës, një farmaciste dhe një punonjës i Delta Forcë.

Nën hetim epidemiologjik mbetet rasti i konfirmuar me Himarë. Rastet e tjera të konfirmuara janë raste kontakti.

Ora 16:54
Rasti pozitiv në Skrapar, një 68-vjeçar i shtruar prej ditësh në spitalin e Tiranës

Një rast pozitiv me koronavirus është regjistruar së fundmi në Skrapar. Bëhet me dije se pozitiv ka rezultuar një 68-vjeçar gjendja e të cilit paraqitet e qëndrueshme, por që prej disa ditësh është i shtruar në Tiranë.

Ky është edhe rasti i vetëm për sot në rrethin e Beratit.

Ora 16:36
Preket nga COVID-19 punonjësja e Bashkisë Elbasan, i merren tamponat edhe personave të tjerë

Ka rezultuar e prekur me COVID-19 një punonjëse e bashkisë Elbasan.

Deri tani kanë bërë tamponin të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të prekurën, për shkak të punës, ndërsa institucioni vijon të jetë i hapur.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire: 24/08/2020 21:44

    Ekeni ju. Por kur mori testin njeri te intermedica ishte vulosur nga 1 zysh biologjie. Vaj medet. Hajt ti besosh ketyre statistikave

    Përgjigju
  • Bledi: 24/08/2020 17:47

    Hallall e keni vendosur me shpatulla per mur virusin. Nuk Po del ne TV, as ai astrologu Pipero

    Përgjigju
  • KRRAJLI RUBIKUT: 24/08/2020 16:32

    kaja mor kaja icatnon...runi koken ortej

    Përgjigju
    • Perkthimi: 24/08/2020 20:11

      Ia befsha nenen, ruani koken, ohej! Skocezshe Shqiperie

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël