Shifra të larta infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 1,197 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

Shifra të larta infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 1,197 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar 1,197 raste të reja me koronavirus dhe 15 të vdekur, shifër kjo më e larta në tetë muajt e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 4 në Shkup, 3 në Manastir, nga 2 në Ohër dhe Vallandovë, ndërsa nga 1 në Prilep, Veles, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 766 raste të reja. Të dhënat e bazohen në testimin e 7,483 mostrave në laboratorët shtetëror dhe privat të Maqedonisë së Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se me shifrat e ditës së sotme, numri i rasteve aktive është rritur në 5,667 persona nga 227,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani jetën e kanë humbur 7,996 persona.

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore gjendjen epidemiologjike e kanë vlerësuar të stabilizuar përkundër rritjes së rasteve në dy ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka bërë thirrje për zbatimin e masave kundër pandemisë, tani në prag të festave të Krishtlindjeve Ortodokse. Veç kësaj, dikasteri i shëndetësisë ka apeluar për vaksinim, që mbetet në nivele të ulëta.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht me nga dy doza është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë, apo mbi 810,000 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli

'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli