Ditët e fundit Covid-19 në Shqipëri ,ka filluar të "tërbohet"duke sjellë shifra të larta të infektimit.

Minsitria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët të respektojne masat e vendosura për parandalimin përhapjes së virusit.

“-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon MSH.

Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19: Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C. "