Bukuritë natyrore të vendit tonë kanë sjellë në Shqipëri 150 mijë shtetas të huaj. Ky është bilanci për periudhën tremujore, qershor-gusht i turistëve të huaj që janë ardhur në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës. Këto shifra i ka bërë publike nga Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj, ku vihet re se ka një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar.
"Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht edhe në përballimin e fluksit të madhe në hyrje, gjatë këtij sezoni turistik veror. Meqenëse jemi në Kakavijë, për periudhën 01.06.2019 deri më datë 05.08.2019, nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë, kanë hyrë dhe dalë në total rreth 450 mijë shtetas dhe rreth 30 mijë mjete. Vlen të theksohet fakti se vetëm nëpërmjet kësaj pike për këtë sezon, kanë hyrë mbi 150 mijë shtetas të huaj. Krahasuar me një vit më parë kemi rreth 60 mijë shtetas shqiptarë e të huaj më shumë në hyrje, se vitin e kaluar", tha Merkaj.
Nisur nga kjo, Merkaj tha se pikat kufitare kanë punuar me personel të shtuar për shmangur radhët e gjata në doganë.
"Departamenti i Policisë Kufitare ka marrë masa edhe për përballimin e fluksit në dalje pasi në përfundim të sezonit apo pushimeve, është e natyrshme një fluks i tillë, ne jemi gati, të përgatitur qoftë në infrastrukturë ashtu dhe me burime njerëzore", përfundoi ai.
Kujt I thoni turist ju shqiptarve qe jetojn ne Greqi ,se turist tjeter nuk hy ne shqipri nga Greqia veq nqoft se hy noj Grek pabuks ,si puna juaj qe beni llogorit persmrapsht.
Përgjigju