Bilanci i zjarreve: Që nga muaji janar janë djegur 29143 ha me pyje dhe javën e fundit 2390 ha

Bilanci i zjarreve: Që nga muaji janar janë djegur 29143 ha me pyje dhe javën e fundit 2390 ha

Nga zjarret në ullishtat e Lushnjës dhe shumë pranë varrezave

Zjarret e këtij sezoni vjetor në vend po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe në biodiversitet, por nuk kanë munguar viktimat dhe të lënduarit.

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFI, njofton se në Shqipëri, nga data 1 janar 2024 dhe deri në ditën e djeshme, (15 Gusht), janë djegur gjithsej 29143 hektarë me pyje. Një shifër e konsiderueshme kjo, që dukshëm ka edhe pasoja ekonomike.

Po sipas këtij burimi, vetëm gjatë javës së fundit, në Shqipëri janë djegur nga zjarret 2390 hektarë me pyje dhe bimësi (tabela më poshtë).

Që nga fillimi i vitit, sistemi satelitor i monitorimit i Bashkimit Europian ka vërejtur "1159 anomali termike në territorin e Shqipërisë. 410 anomali termike janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, me rritje në krahasim me një javë më parë, ç’ka flet për rritje të temperaturave me ndikim në situatën e zjarreve në sipërfaqet pyjore".

Por një pjesë e konsiderueshme e tyre janë edhe zjarrvënie të qëllimshme, pasojë e konflikteve të mundshme apo edhe tentativës për të ripërtërirë kullotat kodrinore dhe malore.

Më të dëmtuara janë bjeshkët e zonës verilindore, por edhe zonat bregdetare dhe ato jugore. Vatrat më problematike të ditëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kanë qenë ato në Parkun e Malit të Tomorit, bjeshkët e Dibrës, si dhe Parkun e Prespës.

Në ndihmë të Emergjencave të Shqipërisë kanë ardhur edhe dy avionë të dërguar nga Rumania, si pjesë e operacioneve dhe masave nga Bashkimi Europian.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 29 vatra zjarri, nga të cilat 15 u shuan dhe 14 janë ende aktive. Në terren punojnë edhe 1245 forca të ndryshme për shuarjen dhe nga ajri dy avionë dhe një helikopter.

Tabela e EFFI për dëmet nga zjarret në Shqipëri

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg