Të paktën 4.9 milionë vizitorë janë regjistruar në zonat e mbrojtura, nga muaji Janar dhe deri në Tetor të vitit 2024, ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Shifrat janë bërë publike nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, me një postim në rrjetin social Facebook, e cila shprehet se kjo është një provë e shtrirjes së sezonit në territor dhe në kohë, duke diversifikuar ofertën turistike.
“4.9 milionë vizita nga janari në tetor janë shënuar në zonat tona të mbrojtura nga parqet kombëtare, parqet natyrore e deri te monumentet e natyrës, duke tejkaluar krejt vitin 2023, si prova më e qartë e shtrirjes së turizmit gjatë gjithë vitit, diversifikimit dhe zhvillimit të eko-turizmit, teksa vetëm gjatë muajit tetor janë shënuar 440 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura”, shprehet Kumbaro.
Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, 3,2 milionë vizita janë kryer nga qytetarë shqiptarë dhe 1,7 milionë nga vizitorë të huaj.
Për muajin tetor, parqet më të vizituara kanë qenë Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë me 78 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Divjakë Karavasta me 29 mijë vizitorë dhe Parku Kombëtar Butrint me 17 mijë vizitorë.
Turizmi natyror dhe zonat e mbrojtura ishin në fokus të buxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025, me dy projekte kryesore siç është ngritja e infrastrukturës në Eko-Park Ulza dhe Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.
Një ditë më parë, u publikuan edhe shifrat e vizitorëve të huaj, të cilët nga janari në tetor shënuan 10,4 milionë.
Postimi i ministres Mirela Kumbaro
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
34.9%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 3095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapen aplikimet në e-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit
15 Nëntor, 14:36
-
Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi
14 Nëntor, 17:42
-
10,4 milionë vizitorë të huaj deri në tetor, Kumbaro: Shqipëria një destinacion turistik i shumëdëshiruar
13 Nëntor, 13:16
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor, 08:17
-
Vlorë/ Aventura e turistëve në Majën e Çipinit në Bolenë
11 Nëntor, 08:26
-
Ankorohet anija me mbetje, 102 kontejnerët vendosen në Porto Romano! Ruhen me policë e monitorim me kamera! Ministria: Analizat në Belgjikë e Zvicër (VIDEO)
8 Nëntor, 07:04
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01
-
PD çon Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ në Kushtetuese, Zhupa për Report TV: Kthehen në beton, s’është politikë! S’mund të shndërrohen në vilat e oligarkëve
1 Nëntor, 14:42
-
Pazari i Gjirokastrës, çdo ditë pret turistë nga e gjithë bota (VIDEO)
30 Tetor, 08:10
-
Strategjia ‘Turizmi 2030’/ Punonjësit sezonal në turizëm, pagë edhe jashtë sezonit! Qëllimi, të mbahen të kualifikuarit
27 Tetor, 17:15
-
Tetori i kamperave/ Turistët e huaj tregojnë në 'Report TV 'si zbuluan oazin e qetësisë, pranë detit e malit
26 Tetor, 12:09
-
10 euro për të vizituar Venecian, dyfishohet tarifa për hyrjen e turistëve
24 Tetor, 20:05