Shifrat e COVID në Greqi dhe Itali, sa viktima dhe raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Shifrat e COVID në Greqi dhe Itali, sa viktima dhe raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 14,218 raste të reja me COVID. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 270,507 testeve të kryera.

Ndërsa betejën me COVID e kanë humbur 377 qytetarë, më pak se një ditë më parë ku u shënuan 422 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia numëron 2,6 milionë raste pozitive kurse numri i viktimave është 90,618. Në kujdesin intensiv ndodhen të shtruar 2,142 pacientë ndërsa pranimet ditore ishin 132. Të shtruarit në spital me simptoma janë 19,575, pra 168 më pak se dje.

Edhe Greqia ka konfirmuar 1,195 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 19 humbje jete. Numri i përgjithshëm i rasteve me kronavirus në vendin fqinj ka shkruar në 162,107, nga të cilët 51.9% janë burra.

Gjatë gjurmimit të kontakteve u zbulua se 6,010 (3.7%) janë të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 51,438 (62.9%) janë raste kontakti. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, 246 është numri i pacientëve të intubuar.  Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

179 (72.8%) e të intubuarve janë burra. 86.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë