Të reja interesante raportohen për Vedat Muriqin, futbollistin e kombëtares së Kosovës, që po kërkohet nga Tottenham. ‘Spursat’ kanë humbur deri në prill shërimet e Harry Kane dhe e kanë të domosdoshme shërbimet e një sulmuesi. Tashmë pas fjalëve, sipas gazetës turke ‘Aksam’, londinezët janë gati të ofrojnë edhe paratë.
Sipas këtij burimi Tottenham është gati ti japë Fenerbahche-s 20 mln paund, ndërsa Muriqi nuk është një emër i panjohur në Angli. Bomberi në fushatën eliminatore të Euro 2020 shënoi ‘dopietë’ me Kosovën kundër Anglisë.
Komento