Shijak - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak ku një 18-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 44-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë 44-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me të renë që vuan nga shëndeti mendor.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi si provë materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.
Komente










