SHIJAK -  Ka denoncuar në polici vëllain për dhunë fizike e psikologjike ndaj tij por ka përfunduar edhe vetë në pranga, pasi policia i gjeti në banesë një arsenal armësh. 54-vjeçari Fatmir Kuçi me banim në Durrës kallëzoi vëllain e tij 45-vjeçar Luanin, banues në Koxhas të Shijakut, pasi ky i fundit sipas tij, e kishte dhunuar.
 
Policia kreu një kontroll në shtëpinë e Luan Kuçit ku zbuloi një pushkë më 4 karikator me 22 fishekë, tre karikatorë automatiku me 60 fishekë dhe një krehër pistolete pa fishekë.

Nuk dihet nëse ka qenë 45-vjeçari i cili ka “spiunuar” më tej të vëllanë, por gjatë një kontrolli në shtëpinë e Fatmir Kuçit policia gjeti edhe aty armë, një armë gjahu prodhim rus me një gjerdan brezi me 19 fishek, 13 fishek model 56, dy shkopinj gome, një tytë pushke e vjetër me shul, një radiomarrëse tip ICOM, një palë pranga policie dhe një jelek anti-plumb.

armet shijak

armet shijak
  
 Foto të tjera     



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)