Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Zjarri tek komisariati i Shijakut

SHIJAK - Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e sotme komisariatin e policisë në Shijak.

Zjarri ka rënë në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit në katin e dytë të kësaj godine. Menjëherë ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilët bën të mundur fikjen e zjarrit.

Sipas policisë dyshohet si shkak paraprak një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.

'Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak,  në zyrën e  ndihmës/specialistit të rendit  ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore  paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor  dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore   po punojnë  për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin

Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin