SHIJAK- Një depozitë karburanti është përfshirë nga flakët rreth orës 12 e 50 të paradites në fshatin Sallmone pranë 4 rrugëve të Shijakut. Zjarri është i fuqishëm dhe rrezikoheshin 10 banesa.

Zjarrëfikësit punuan intensivisht jo vetëm për shuarjen e flakëve, por edhe për të mbajtur nën kontroll zjarrin që të mos përfshijë edhe depozitat e tjera të karburantit, që janë ngjitur me njëra tjetrën, pasi në të kundërt zjarri do shkaktonte një tragjedi të madhe për zonën.  Forcat e policisë në bashkëpunim me ato të ndërhyrjes së shpejtë evakuan banorët e alarmuar nga përmasat e zjarrit.

Rreth orës 15: 10 korrespondenti i TVA1 REPORT Artur Korriku informoi se zjarri ishte shuar.

Mjete dhe efektiva zjarrfikës të strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura u angazhuan për shuarjen e zjarrit. Me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,
Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, tre mjete zjarrfikëse të Brigadës së Mbështetjes rajonale dhe Brigadës Logjistike operuan në terren, me qëllim neutralizimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e flakëve.

Rreth orës 13:59 korrespondenti ynë informonte se rreth 15 zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve.  Urdhërohet evakuimi i lagjes.

"Është një zjarr i madh dhe i rëndë që nuk po vihet ende nën kontroll. 5-6 automjete vazhdimisht po derdhin ujë. Ende nuk është bërë i mundur izolimi i tij. Është kërkuar ndihmë nga zjarrfikëset e rretheve fqinjë."- informonte korrespondenti i TVA1 REPORT Artur Korriku rreth orës 13:02 

(sg/shqiptarja.com)