Majlinda, një kuzhiniere prej 16 vitesh ishte sot në këndin e kuzhinës së zonjës Tefta për të sjellë eksperiencën e punës së saj duke treguar disa receta e këshilla për amvisat.

Ajo gatoi tre receta të ndryshme. E filloi kuzhinën me një ëmbëlsirë me luleshtrydhe për ta vazhduar më pas me një pjatë të veçantë me kallamarë të mbushur me karkaleca, karota dhe qepë të njoma.

Receta e tretë ishte një sallatë ekzotike me avokado, mango dhe perime.
Duke ditur vlerat e karkalecave, zonja Majlinda tregoi për të gjitha amvisat se ato janë të këshillueshme të jenë pjesë e gatimeve tona dhe forcojnë memorien, kockat dhe përmirësojnë lëkurën.

Zupa është një ëmbëlsirë që gatuhet shumë shpejt dhe është një ndër ëmblësirat tradicionale.
Ndaj, këtë ëmbëlsirë ajo e demostroi të parën duke i dhënë përveç shijes dhe zbukurimin me luleshtrydhe.

Diçka e veçantë që zonja Majlinda dha në këndin e kuzhinës ishte zierja e lëngut të bujonit (koka e karkalecit), të cilin ja hodhi karkalecave gjatë skuqjes së tyre.

E nisur nga dëshira, pasioni për kuzhinën dhe trashëgimia nga i ati, zonja Majlinda edhe ka studiuar shumë për t`u bërë një kuzhiniere e mirë.

Dhe këtë ajo e tregoi mësë miri në këndin e kuzhinës, krah zonjës Tefta, në emisionin e mengjesit më të dashur për amvisat shqiptare në A1Report, “Rreze Dielli”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com