Shijoi bukuritë e natyrës në Sarandë, turistja serbe merr mesazhin e veçantë nga shqiptari: Faleminderit! Mirësevini

Mesazhi në makinë

Përveç Greqisë dhe Malit të Zi, vitet e fundit, një nga destinacionet e preferuara verore të turistëve serbë është edhe Shqipëria!

“Faleminderit! Mirësevini”, ky është mesazhi që ka marrë ne makinën e saj nga një shqiptar turistja serbe, Mariana Rajić Delić e cila e ka ndarë atë në rrjetet sociale.

Ajo tregoi se këtë vit po pushon për herë të parë në Shqipëri me familjen e saj dhe specifikoi se ndodhet në plazhin Paçira, i cili ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit.

Turistja serbe ka mbetur pa fjalë nga bukuritë e natyrës në vendin tonë si edhe detin, për të cilin tha se ishte shumë i pastër.

“Plazhet këtu në Sarandë të kujtojnë më shumë bregdetin kroat. Ka njerëz të mirë dhe të këqij kudo, dhe ne ishim me fat që takuam vetëm ata të mirë.”, tha ajo,

Ajo dha dhe një mesazh të fort sa i përket marrëdhënieve mes popullit të Serbisë dhe Shqipërisë.

“Megjithëse ne nuk flasim të njëjtën gjuhë, nuk ka vend për armiqësi mes dy popujve. Dashuria mund të jetë shumë e dobishme për të ndriçuar dhe për të treguar se të jesh njeri do të thotë shumë më shumë se sa ta quash veten serb apo shqiptar”, u shpreh Maria.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Veliaj prezanton nismën për gratë dhe vajzat e Tiranës