‘Shiko, mendo, vepro!’ Jorgo Pulla paralajmëron ndryshime për…/Horoskopi javor 8-14 korrik 2024

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një renditje të javës së dytë të muajit Korrik duke u fokusuar tek shenjat më të favorizuara. “Kjo javë është e rëndësishme në marrje vendimesh dhe në takimet që mund të bëhen” theksoi Jorgo në fillim të bisedës duke vijuar më tej me renditjen zodiakale për 12 shenjat e horoskopit.

Dashi

Ka shumë mundësi të zgjidhi çështje të punës apo një çështje ligjore përgjatë kësaj jave. Është momenti më i mirë i mundshëm për një çështje që lidhet me karrierën. Dashi ka mundësi të zgjidhë konfliktet e vjetra nga e shkuara. Në fushën e dashurisë pritet të bëjnë takime shumë të rëndësishme që do të jenë në favorin e tyre. Lidhjet më të mira janë me Virgjëreshë dhe Bricjap.

Demi

Është momenti më i mirë i mundshëm për stabilizimin financiar dhe atë emocional. Do të jenë pak nevrik Demët këtë javë, por çdo gjë duket se do të shkojë mbarë. Por kujdes, mundohuni të anashkaloni çështjet e kreditimeve këtë javë! Priten zhvillime dhe ndryshime të mëdha që do të keni së shpejti. Në dashuri, lidhjet më të mira janë me Peshk dhe Luan.

Binjakët

Në këtë javë duket se në ditën e martë dhe të premte do të ketë shumë mundësi të arta për ju Binjak. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar dhe Virgjëreshë mund të finalizohen me bashkim familjar. Ndërsa për ata që ndodhen jashtë do të mbyllet dhe zgjidhet një çështje dokumentacioni.

Gaforrja

Kanë mundësi bashkëpunimi shumë të madhe me Bricjap me të cilët bëjnë një ortakëri. Gaforret lidhen me familjen, me stabilizimin dhe me ekonominë. Në anën shpirtërore, lidhjet në vazhdimësi për Gaforren janë me Shigjetar, Bricjap dhe Dem. Moto e tyre në këtë periudhë është: Shikoj, mendoj dhe veproj.

Luani

Luanët nuk i gëzohen momentit, por të ardhmes dhe nga e drejta e tyre, mund të bien viktimë të vetes. Është periudhë e rritjes ekonomike, për ju që merreni me biznes dhe shitblerje. Këtë javë keni dy udhëtime që i prisnit. Në dashuri Luanët bëjnë për familjen dhe lidhjet më të mira janë me Bricjap, Luan dhe Peshk.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë sipërmarrëse shumë të mira në biznes. Presin një lajm të mirë dhe një ndryshim punë së shpejti. Në dashuri, lidhjet afatgjata janë me Binjak, Shigjetar dhe Ujor, ku favorizohen shumë për të ndërtuar raporte të mira që përfundojnë në martesë.

Peshorja

Peshoret nuk kënaqen me pak, por duan vlerën e tyre të plotë në çdo gjë që bëjnë. Janë në kohën e duhur për të nisur një biznes të ri tani. Në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore ka një rikthim me Gaforren, dhe kanë momentin më të mirë të mundshëm.

Akrepi

Akrepët janë të gjallë dhe u ecën mbarë shumë në mjekësi dhe në elektronikë. Mund të jenë me zero para në darkë dhe në mëngjes kanë para, pra gjithmonë e zgjidhin situatën financiare, pasi janë shumë të zotë. Ditën e premte presin të bëjnë një udhëtim të rëndësishëm.

Shigjetarët

Në ekonomi Shigjetarët stabilizohen shumë, ndërsa duket se do të kenë mundësi të zgjidhin disa çështje të së shkuarës të pazgjidhura më parë. Shigjetarët janë shumë korrekt me njerëzit. Në fushën e dashurisë kanë ndikime shumë të mira që lidhen shumë me Demin, me Gaforren dhe Peshqit.

Bricjapi

Presin të bëjnë disa udhëtime pune dhe të forcojnë ekonominë e tyre. Gjithashtu Bricjapët presin të kenë një burim të ardhurash të dyta pikërisht tani në këtë periudhë. Në lidhje me anën shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Peshk, Shigjetar dhe Binjak.

Ujori

Duan të jenë gjithmonë të parët si shenjë. Është shenja më e dashur dhe më e dhembshur. Në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, Ujorët shkojnë shumë me Virgjëreshë, Bricjap dhe Dash, ndërsa në dokumentacion kanë një moment shumë të mirë për të stabilizuar punën dhe karrierën e tyre.

Peshqit

Java e dytë e korrikut ndikohet shumë në lidhje me ekonominë, në lidhje me stabilizimet, në lidhje me ndryshimet e mëdha që do të keni. Prisni një dokument për të stabilizuar gjërat tuaja dhe ky është momenti më i mirë i mundshëm. Gjithashtu pritet një lëvizje nga puna, e cila do të jetë e suksesshme. Në çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Dem, Luan dhe Shigjetar. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Skandali i Onkologjikut/ Sërish protestë para Ministrisë Shëndetësisë, kërkohet dorëheqja e Koçiut

Skandali i Onkologjikut/ Sërish protestë para Ministrisë Shëndetësisë, kërkohet dorëheqja e Koçiut