Përfitimet e mahnitshme nga dielli, rëra dhe deti / Ylli Merja: Ilaç për reumatizmën, mykun, kolesterolin dhe…

Plazhi mund të jetë shumë i dobishëm për ne, emocionalisht dhe fizikisht. Për shumë njerëz, pa e kuptuar, të bërit plazh mund të jetë kura më e mirë kur janë të shqetësuar, të lodhur apo të stresuar. Por plazhi, rëra, deti dhe rrezet e diellit janë gjithashtu një 'ilaç' apo kurë natyrale për një sërë problematikash shëndetësore. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm. Ndërsa uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e kushteve të lëkurës si ekzema e myku, apo me probleme në sinuse, temperatura, etj. Nga ana tjetër, noti është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe fizik. Ndërkohë, rëra është një eksfoliant natyral dhe mund të largojë lëkurën e vdekur nga këmbët tona. Akti i vendosjes së këmbëve në rërë të ngrohtë është një terapi e mrekullueshme për një sërë sëmundjesh varikoze dhe reumatizmale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e mjekësisë bimore Ylli Merja, flasim për të gjitha përfitimet që marrim nga rrezatimi diellor dhe deti.

“Ne, jo më kot themi se tre mjekët e mëdhenj janë: dielli, uji dhe ajri. Nënkuptohet që rrezatimi diellor në kohën më të përshtatshme të tij, në kohën më të mirë është periudha Qershor – Shtator. Rrezatimi diellor përbëhet nga UVA dhe UVB. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm. Kjo kalon në dy faza: hidroksilimi i parë- mëlçia konverton vitaminën D në kalcidiol; hidroksilimi i dytë- kalcidioli kthehet në kalcitriol” shprehet specialisti Merja, i cili thekson se përmirësohet qarkullimi i gjakut, ulet kolesteroli, ulet tensioni i lartë, përmirësohet funksioni i mushkërisë, rregullohet cikli gjumë - zgjim.

Hormonet melatoninë dhe serotoninë nxiten nga rrezatimi diellor duke dhënë një kënaqësi, energji, luftohet ankthi dhe stresi, pasi dielli përmirëson funksionin e sistemit nervor qëndror. Gjithashtu përmirësohet oreksi, tretja, jashtëqitja, pasi serotonina nxit peristaltikën e stomakut dhe zorrëve.

“Një ecje në mëngjes në ujin e detit dhe në prani të diellit shlodh këmbët dhe ul variçet. Helioterapia rregullon humorin, rrit nivelin e testosteronit dhe progresteronit. Lufton sëmundjet reumatizmale, sëmundjet e kockave dhe kyçeve” thekson Merja duke treguar se gjithashtu ecja në rërë dhe shtrirja në rërë ndihmon më së miri dhe për shkrirjen e celulitit dhe tonifikimin e lëkurës, duke kaluar nga rëra e nxehtë në ujin e ftohtë.

Sëmundjet e lëkurës dhe organizmit që veniten në diell

  • -         Psoriasis dobësohet në prani të rrezeve të diellit. Rritja e vitaminës D ndikon në uljen e agresivitetit
  • -         Ekzema, irritimi i lëkurës, acarimi i saj varet nga niveli i vitaminës D
  • -         Myky në lëkurë: dielli e than lëkurën, uji i detit pastron micelin e kërpudhës. Kërpudha e mykut e ka vështirë të rritet në thatësi dhe temperatura të larta
  • -         Zgjatimi i kockave të thembrave në këmbë. Ecja zbathur në rërën e nxehtë 15-20 minuta nga ora 13:00-14:00, futja në ujin e detit dhe vitamina D ndikojnë në shkrirjen e këtyre gjembave në këmbë
  • -         - Ul agresivitetin e venave varikoze
  • -         Ul agresivitetin depresiv, përmirësohet funksioni veprues i trurit. Nxitja dhe frenimi i tij bëhen më të ekuilibruara
  • -         Te fëmijët autik lufton plogështinë, nxit veprimtarinë lëvizore dhe veprimet nervore
  • -         Lufton rrudhat në fytyrë. Largimi i ujit të tepërt nga muskujt, ulja e kolesterolit midis fijeve muskulore e bën lëkurën më fëminore
  • -         Ndikon në frenimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene sidomos në zorrën e trashë dhe gjoks

Koha më ë mirë e përfitimit nga jodi i detit dhe rrezatimi diellor është në mëngjes herët deri në orën 11:00 paradite dhe pas orës 15:30. “Qëndrimi në diell gjatë, sidomos nga ora 11:00 – 15:00 kur UVB është në nivele të larta shkakton kancer të lëkurës, por dhe në organizëm duke bërë që ne të vrasim suksesin e arritur dhe të gjitha benefitet që ne përmendëm më lart” thekson specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja në fund të bisedës.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë