Pasojat që sjell i nxehti / Altin Joka: Ja çfarë duhet të bëni nëse goditeni nga dielli apo helmoheni nga ushqimet gjate verës

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili foli për goditjen nga i nxehti dhe helmimi nga ushqimi gjatë verës, të cilat kanë disa simptoma të përafërta.

”Në këtë kohë kemi temperatura të larta të cilat krijojnë probleme si goditja nga i nxehti dhe helmimi ushqimor” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se të dyja janë të ndryshme për nga arsyet e shkaktimit, por kanë disa linja paralele që lidhen me njëra-tjetrën, si temperaturë e lartë dhe shenjat që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Pasojat janë frymëmarrje e shtuar, përzierje, diarre dhe marrje mendsh. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me temperaturat ekstreme, pasi trupi ynë ka një termostat natyror që quhet homeostazë që mban eikulibrin termik mes temperaturës së brendshme dhe asaj të jashtme.

Por çfarë ndodh kur temperaturat kalojnë në ekstreme?  

“Kur temperatura rritet, ka një mundësi që njerëzit me probleme shëndetësore, mosha të ndryshme, organizma të ndryshëm, njerëz që kanë probleme me aneminë, të krijojnë probleme me homeostazën, pasi ky termostat nuk funksionon.”Vala e të nxehtit godet persona që kanë nivele të glukozës së lartë në gjak, pra persona me diabet dhe mund të jetë premisë për probleme të rënda kardio-vaskulare” theksoi Altini.

Njerëzit që kanë probleme me hipertensionin, janë një rrisk i madh në temperatura të larta, pasi mund të kenë probleme me ishemi celebrale, infarkte apo para infarkte. “I nxehti godet gjithashtu dhe sistemin gastrointestinal, pra stomakun, më pas zorrët, si dhe enët e gjakut” shtoi Altini, pa harruar të thoshte se 52% e njerëzve që kanë probleme me të nxehtin, kanë probleme me stomakun.

Po si mund të shmangen problemet nga i nxehti sipas Altin Jokës?

“Së pari, duhet eliminuar niveli i stërvitjes së lartë, të reduktohet dalja jashtë në pikun e saj, të konsumohet shumë ujë, të flenë më mirë, të ulet niveli i stresit dhe të kenë shumë kujdes moshat e mëdha, pasi parametrat e tyre trupor nuk janë si dikur” theksoi specialisti i mjekësisë holistike Joka.

Pyetjes sesa duhet të jetë raporti mes nxehtësisë jashtë dhe kondicionerit të shtëpisë, Altini i përgjigjet duke thënë se diferenca duhet të jetë rreth 8-10 gradë, ndërsa uji që konsumojmë duhet të jetë 12-14 gradë.

Sa i takon bisedës në studio për helmimin, Altini u shpreh: “Helmimi është kontaminimi i produktit ushqimor nga aspekti bakterial, ndërsa është parë që me rritjen e temperaturave, 35% rritet potenciali i helmimit”, duke theksuar se nuk duhet ngrënë ushqim i nxehtë, duke rekomanduar kështu ushqime të ftohta, të cilat janë më të lehta për t’u tretur.

“Rekomandohen më shumë perime dhe fruta dhe më pak proteina shtazore” shtoi ai, duke theksuar se perimet duhet të ndahen në porcione dhe të futen në qese të izoluara para konsumit në verë, e njëjta gjë me mishin. Rekomandohet që produket të konsumohen jo të ngrira, për të mos humbur vlerat ushqimore.

Por si duhet të dalim nga situata e helmimit nëse ndodh? E para duhet të japim ujë për konsum, ose një sasi uji me pak kripë të zezë që do të jetë shumë efektive, e dyta duhet të japim sa më shumë kos, ujin me sodë si dhe disa çajra, si ai i boronicës kombinuar me disa feta limoni, apo arra e moskatit, ose koriandrën, borzilokun, por kryesorja është ujë sa më shumë, duke shtuar dhe probiotikët natyrorë ose farmaceutik.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta